• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

KPF e rekomandon për Kuvend Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025 

Redaksia 2LONLINE 21 Qershor, 2022 3 min
 KPF e rekomandon për Kuvend Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025 

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot takimin e radhës, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend  Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025.  

Sadiku tha se deri te takimi i sotëm përmbyllës në KPF, janë mbajtur pesë dëgjime buxhetore nëpër lokalitete dhe interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë dhe për t`i paraqitur kërkesat e tyre, ka qenë i kënaqshëm.    

KAB-in e ka prezantuar drejtori i Buxhetit, Riad Rashiti, i cili ka thënë se gjatë viteve 2023-2025 buxheti komunal do të shënojë rritje nga viti në vit.  

Vetëm në vitin 2023 buxheti do të shënojë rritje për 3.5 milionë në krahasim me vitin 2022, kurse investimet kapitale do të jenë më të mëdha për 1.7 milion euro.  

Për vitin 2024 buxheti i planifikuar do të jetë 34 milionë e 730 mijë euro, kurse për vitin 2025 – mbi 36 milionë euro, ka thënë Rashiti, i cili ka dhënë edhe hollësi tjera rreth tendencave buxhetore për tri vitet e ardhshme.  

Rashiti propozoi një plotësim në buxhet, i cili është i nevojshëm për funksionalizimin e fshatit të lumtur, ku parashihet të punësohen rreth 50 persona.       

Po ashtu, KPF rekomandoi për Kuvend edhe projekt rregulloren mbi taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rritje të densitetit në infrastrukturë, planin e veprimit për transparencë 2022/2026, raportin e punës për vitin 2021 të Komisionit Komunal të aksionarëve të Ndërmarrjet Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, propozim vendimin për emërimin e anëtarëve në Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena” në Gjilan. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan KAB Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Këshilli Komunal për Sigurinë në Bashkësi e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com