Kripa është një përbërës i njohur në të gjithë botën për përdorimin e saj në fushën e gastronomisë.
Megjithatë, përveçse i jep një shije të mirë pjatave të ndryshme, kripa gjithashtu ka veti që mund të shfrytëzohen nga pikëpamja estetike. Vepron si pastrues ideal për heqjen e qelizave të vdekura dhe të të gjitha grimcave të dëmshme që përmban lëkura.
Përdorimi i rregullt i këtij mjeti është përdorur si një trajtim kundër njollave të errëta dhe shenjave të tjera që rrezikojnë bukurinë e lëkurës
Me çfarë ta kombinojmë?
1.Kripë me qumësht
Kombinimi i kripës me qumësht rezulton një krem pastrues dhe tonik i shkëlqyer. Përdorimi i vazhdueshëm eliminon pikat e zeza dhe rregullon pH natyrale të lëkurës.
2.Kripë me kos natyral
“Peeling” në lëkurë me bazë kripën dhe kosin natyral është një mundësi e shkëlqyer për ringjalljen e lëkurës dhe për të hequr qelizat e vdekura. Veprimi pastrues i kripës i bashkuar me kosin laktik ndihmon për të reduktuar praninë e pikave të zeza për një lëkurë të pastër dhe të freskët.