Është kritikuar shumë modeli i Kupës së Superligës dhe medaljeve që janë ndarë për fituesin e këtij sezoni.
Trofeu ishte një kupë e zakonshme e blerë e gatshme dhe gjithashtu edhe medaljet.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm kupa do të ketë stil unik dhe do të prodhohet me porosi.
“E kemi dizajnuar trofeun e titullit të kampionit të Superligës e po ashtu edhe medaljet do të ndryshojnë”, deklaroi Ademi.
“Prej vitit të ardhshëm do të ndahet një trofe i ri me dizajn unik”, shtoi ai.
Ndryshe nga trofeu i Superligës, ai i Kupës së Kosovës ka stil unik.