Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Arben Shehun – zyrtar i lartë i programit për trashëgimi kulturore dhe dialog ndërfetarë pranë OSBE-së, si dhe Violeta Halimi Mehmeti nga misioni i OSBE-së në Viti.
Me këtë rast z. Shehu i ka dhuruar kryetarit Haliti, një raport nga punëtoria zhvillimore me temë “Ringjallja e trashëgimisë së Letnicës”.
Ky projekt është realizuar në Letnicë, si fshat i përzier etnikisht por me një trashëgimi unike kulturore, me qëllim të respektimit të ndërsjelltë të komuniteteve jo vetëm në Letnicë, por në të gjithë Kosovën. /2LONLINE/