Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Magbule Shkodra zëvendsministre e Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi ku ka marrë pjesë edhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë është biseduar në veçanti për mundësitë e zhvillimit ekonomik që ofron komuna e Vitisë për investitorë të mundshëm.
Kurse, zëvendsministren Shkodra, bëri me dije se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të krijoj kushte për zhvillim ekonomi të vendit dhe atë në të gjitha regjionet e Kosovës në veçanti duke ofruar mundësitë e mira për fuqizimin e sektorit privat. Ajo me tej shtoj se së shpejti do të bëhet publike thirrja për mbështetjen e granteve dhe subvencioneve për shoqatat e grave si dhe bizneset individuale.
Gjithashtu në këtë takim ëshët folur edhe për mundësitë e krijimit të inkopatorit të biznesit.