Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Robert Bernardo, specialist për Zhvillim e kapacitete në zyrën regjionale të UNDP-së në Stamboll.
Në këtë takim u bisedua rreth nevojave dhe mundësive për investime, identifikimin e nevojave për projektin “InTerDev2”, si dhe për përkrahjen e mbështetjen që do ti jap komunës së Vitisë ky projekt, që realizohet nga UNDP dhe përkrahet nga ADA.
Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar z.Bernardo për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep UNDP, komunës së Vitisë.