(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga një ekip i mjekëve të QKMF-së kanë vizituar sot fshatin Letnicë, konkretisht kuzhinën e cila financohet me shujta ditore nga Ambasada Kroate e Kosovës, me këtë rast ai është njohur për së afërmi me gjendjen e këtij komuniteti të cilët kryesisht janë të moshës së shtyrë.
Ndërkaq ekipi i mjekëve të QKMF-së ka bërë disa kontrolla mjekësore personave të moshuara të këtij lokaliteti./2l Online/