/2L ONLINE/ – Gjatë një vizite që i ka bërë punimeve që janë duke u bërë në Viti, kryetari i komunës Sokol haliti ka thënë se janë duke u angazhuar që të gjitha projektet e parapara për këtë vit, të përmbyllen mbrenda afatit. Ai ka riktheksuar përkushtimin institucional për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve, e gjithashtu ka siguruar se investimet do të vazhdojnë edhe më tej. Gjatë vizitës që i ka bërë disa vend punishteve, ai ka inspektuar punimet në rregullimin e parqeve gjelbëruese, trotuareve, shkollës fillore në Smirë etj./2L ONLINE/