Dy të infektuarit e parë me COVID-19 në Kosovë, tashmë janë liruar nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe janë kthyer në familjen e tyre në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë. Transportimi i tyre është bërë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Famijare (QKMF) në Viti, në bashkëpunim me Kliniken Infektive dhe Qendrën Operative Emergjente në Ministrinë e Shëndetësisë.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr. Vjollca Kadolli tha se gjendja e 77 vjeçarit dhe e gruas tij 72 vjeçare është stabile, por sipas rekomandimeve ata duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera të izoluar nê shtëpi, pra të mos kenë kontakt me persona të tjerë.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka mirëpritur lajmin dhe dy bashkëqytetarëve të tij, iu ka uruar rehabilitim dhe shëndet të plotë. Ai ka falënderuar edhe personelin mjekësor të Klinikës Infektive në Prishtinë për përkushtimim dhe profesionalizmin e treguar.
Qifti nga Stublla nga 13 marsi ishte hospitalizuar dhe po trajtohej në Klinikën Infektive në Prishtinë.