Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Ballancë për të parë nga afër punimet qe po zhvillohen në rrjetin e kanalizimit të këtij lokaliteti.
Aty ai ka takuar banorët e këtij fshati të cilët falënderuan komunën e Vitisë, për realizimin e këtij projekti të rëndësishme.
Ndërkaq më pas kryetari Haliti ka inspektuar edhe disa projekte infrastruktore të cilët po realizohen si: ndërtimi i trotuarit Pozheran- Viti si dhe rregullimi dhe shtrurja me zhavorr të rrugës bujësore që lidh mes veti fshatrat Smirë dhe Gërmovë.