(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fermerin Kadri Rrahmani nga Debelldehu i cili si pasoj e vetëtimës ka humbur rreth 170 krerë dele. Me këtë rast kryetari Haliti i ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë natyrore duke kërkuar nga ai që të vazhdoj me kultivimin e blegtorisë edhe për kundër kësaj fatkeqësie.
“Me lejoni të ju shpreh keqardhje për këtë fatkeqësi natyrore me të vërtetë e kuptoj shqetësimin dhe dhimbjen tuaj, gjithashtu ju inkurajoj që të vazhdoni punën tuaj edhe për kundër kësaj fatkeqësie” u shpreh Haliti.
Ndërkaq Arben Rexhepi, Inspektor Komunal i Veterinarisë tha se Drejtoria e Inspekcionit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me këtë rast janë duke u bërë të gjitha parapërgatitjet për varrimin e deleve të ngordhura në varrezat e kafshëve. /2L ONLINE/