Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka mirëpritur në takim kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe anëtarë të kabinetit të tij.
“Mirëprita në takim vëllazëror, kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe anëtarë të kabinetit të tij”, ka bërë me dije kryetari Hyseni.
Ai ka thënë se në këtë takim u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit ndërkufitar për projektet e përbashkëta ndërmjet dy komunave.
“Bashkëpunimet e tilla, do të kontribuojnë në afirminitetin e qytetarëve dhe ngritjen e mirëqenies së tyre”, ka thënë kryetari i Gjilanit Alban Hyseni. /2LONLINE/