DYLON

Në Klinikën Emegjente u trajtuan 117 raste pas aksidenteve në trafik

Në Klinikën Emegjente u trajtuan 117 raste pas aksidenteve në trafik
Avatar photo Redaksia

Për pesë ditë, nga data 29 prill, deri më 3 maj 2022, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 1090 pacientë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 117 raste që kanë marrë tretman mjekësor pas aksidentëve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale, internistike dhe Mjekim Intensiv, 117 pacientë të cilët po vazhdojnë trajtimin mjekësor.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente, në salla emergjente të Klinikës Emergjente.

Janë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore emergjente nga ana e stafit kujdestar të Klinikës Emergjente dhe klinikave tjera që kryejnë shërbime në kuadër të kujdestarive në këtë klinikë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.