Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe bashkëpunëtorët e saj.
“Në takimin me karakter njoftues me shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe përfaqësues të tjerë, i njoha me objektivat dhe prioritetet për të ardhmen, si dhe sfidat që përballemi si institucion lokal”, ka shkruar Hysnei në profilin e tij.
Ja postimi i plotë:
Në takimin me karakter njoftues me shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe përfaqësues të tjerë, i njoha me objektivat dhe prioritetet për të ardhmen, si dhe sfidat që përballemi si institucion lokal.
Me theks të veçantë në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve, ata u shprehën gjithashtu të hapur për bashkëpunim në realizimin e projekteve të fushës së arsimit, shëndetësisë, shërbimeve publike e zhvillimit ekonomik; për edukimin e mirëqenien e të gjithë qytetarëve. /2LONLINE/