Nexhat REXHA
PLIS I MALEVE
( Idriz Seferit )
Në nisjet e moteve ëndërrove
Flakën e ditës me diell
Edhe kur bënte acar
Ti me gjakun dardan
Ringjalle guximin përmes krismës
Maleve të Karadakut, Kikës, Kaçanikut
Kur fjala plumb mundi kohën
E Kosova tundej nën thundrën e re
Te Ura e Gurit
Ti ruaje gjurmët e plisit
E të fisit, o Idriz Seferi
…
Në rrezatimin e fërkemëve të atit
Bashkëbiseduan hëna me diellin
Për një fjalë me peshë AtDheu
Shkupi i dridhjeve të gjata
Ruan me nostalgji mallin për Ty
Në krismëm e nisjeve të sërishme
Liria peng mbeti në Shkup
O Idriz Seferi
Në vendlindje
Konakun gjithmonë e lë hapur
Për rrugëtimin e pandalur përtej kohëve …
Stinëve që rrodhën
Krismë e ndërgjegje për ne mbete
E Plis i Maleve të Kosovës
Për Shkupin tonë, Idriz Seferi