Mc Kresha dhe Lyrical Son ka kohë që po përgatisin këngë për albumin United State of Albania dhe ai do të publikohet më 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Data e publikimit të albumit përkon me 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk dihet nëse kjo është rastësi apo zgjedhje e dyshes Mc Kresha-Lyrical Son.
Mc Kresha dhe Lyrical Son ia dalin që të marrin vëmendje dhe të kenë sukses në cdo projekt të ri, prandaj do të gëzojnë arritje të shumta me albumin “USA”.
Ky është albumi i tretë së bashku, ndërsa kanë dëshmuar për hite të shumta dhe duket se do të godasin edhe me USA!