“Të drejtat e grave duhet të fuqizohen dhe respektohen në çdo ditë të vitit”, ka thënë Krenare Latifi – Kqiku, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një seance të Kuvendit, mbajtur për nder të 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të Gruas.
Ja fjala e saj e plotë:
I nderuari kryesues i Kuvendit z.Sadiku
Të nderuar këshilltarë komunal, drejtorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, media dhe ju te pranishëm.
Jam e nderuar që me iniciativën dhe kërkesën time, sot kryesuesi i Kuvendit Komunal, në bashkëpunim edhe me partitë politike pjesëmarrëse në kuvend, kanë ftuar seancën e jashtëzakonshme ne nderim te Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi.
Te nderuar te pranishëm, 8 marsi nuk duhet të na shërbej si një datë apo shprehje e zakonshme që e përdorim për çdo vit, por 8 marsi duhet të na shërbeje si datë kuptimplote e cila na kujton dhe na obligon që të drejtat e grave duhet të fuqizohen dhe respektohen në çdo ditë të vitit.
Unë si asambliste e zgjedhur nga qytetarët, gjatë fushatës zgjedhore, kam premtuar se njeri nder 5 prioritetet e mia është edhe krijimi i një mekanizmi si Grupi Joformal i Grave (i cili do të funksionojë brenda kuvendit Komunal) do të mbrojë të drejtat e grave në përgjithësi.
Ky prioritet është mbështetur edhe në programin qeverisës që kemi konkurruar, si subjekt i Vetëvendosjes.
Ky prioritet ka qenë edhe zotim i kryetarit të komunës, z. Alban Hyseni, se gratë në mandatin tim qeverisës do të kenë rolin meritor, do te kalohet kuota e 40 % dhe se gratë do të jenë pjesëmarrëse në qeverisje.
Një premtim i tille veç është përmbushur nga zoti Hyseni dhe sot e kemi një numër të kënaqshëm të grave në qeverisje.
Të nderuar të pranishëm, asnjëherë dhe në asnjë forme nuk është bërë mjaftueshëm për gratë.
Roli i gruas duhet të fuqizohet në vazhdimësi edhe pse kemi progres në disa fusha, si në të drejtën e pronës, gruaja është bashkëpjesëmarrëse dhe e barabartë para ligjit, apo në qeverisje si në Ekzekutivin e Gjilanit që është përmbushur një premtim i tillë.
Unë mendoj se kemi edhe shume fusha dhe shume sektorë që duhet të rrisim rolin e Gruas, si ne vendimmarrje, në legjislativ, në punësim, në të drejtën biznesore (motivimin për t`u angazhuar gratë si ndërmarrëse në bizneset e vogla, artizanale), Gratë janë shtylla e shoqerisë, të forta të guximshme e të pathyeshme, barazia duhet te jete ajo që përcakton harmonin tone shoqërore.
Gjithashtu kërkojmë nga organet kompetente në bashkëpunim edhe me bizneset private të respektohet pushimi i Lehonisë të Gratë dhe nënat e reja.
Krijimin e ndonjë qendre të përbashkët ku mund te ushtrojnë lirshëm veprimtarin e tyre, në fuqizimin e shoqatave të grave dhe ne respektimin e tyre qofte në përvjetore apo ne datën 8 mars të shënojmë në mënyrë zyrtare duke i ndihmuar dhe vizituar gratë dëshmore apo të maltretuara nga lufta, pse jo te mendojmë edhe për vendosjen e një pllake përkujtimore në nderim të grave të rena për liri.
I nderuar kryesues dhe të nderuar të pranishëm, pres nga ju që me diskutimet e hapura, konkrete dhe qëllimmira, bashkërisht te nxjerrim disa rekomandime që do të jenë shtytëse në përmbushjen e te drejtave te grave.
Ju faleminderit, respekt! /2LONLINE/