DYLON

Me organizim të veçantë të Ministrisë së Mbrojtjes, u shënua 8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas

Me organizim të veçantë të Ministrisë së Mbrojtjes, u shënua 8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Kazermës” Adem Jashari” në Prishtinë, sot me organizim të veçantë të Ministrisë së Mbrojtjes, me temën “ Gratë, Paqja dhe Siguria”, u shënua 8 Marsi- Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Ky aktivitetet, u organizua me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave zyrtare dhe ushtarake të FSK-së, si dhe veteraneve të UÇK-së dhe ish-TMK-së, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zv. Ministri Shemsi Syla, Zv. Komandanti i FSK-së, Gjeneral major Enver Cikaqi dhe Drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Gjeneral major Gëzim Hazrolli dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Jörg Rüter.

EkoHigjiena

Me këtë rast, të pranishmet, me fjalë rasti i përshëndeti, Ministri Mehaj, i cili prezantoi rolin e madh të grave e vajzave tona në të gjitha periudhat historike të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtimin e vendit.

Gjithashtu, Ministri Mehaj vlerësoi lartë kontributin e grave dhe vajzave zyrtare e ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në realizimin e detyrave ligjore dhe misionin kushtetues të tyre, në shërbim të vendit, qytetarëve si dhe paqes e sigurisë kudo në Botë.

Në vazhdim, në tematikën shumëdimensionale të ditës festive, me fjalimet dhe kumtesat e tyre u paraqitën edhe Gjeneral major Enver Cikaqi, Gjeneral brigade Irfete Spahiu, Znj. Fahrije Sadiku, kadetja e QSU-së, Alisa Ramadani dhe Nënkolonele Remzije Zeqiraj.

Paraprakisht, Ministri Mehaj, ka pritur për herë të parë një grup të veteraneve të UÇK-së dhe TMK-së, të cilave u shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin dhe shërbimin e jashtëzakonshëm për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.