Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, pasi që, siç thotë ai, nuk është veprim i mençur që shteti më i varfër në Evropë të shpenzonte miliona për zgjedhje, të cilave nuk iu dihet përfundimi.
“Nuk është punë e mençur që Kosova, që është shteti më i varfër në Evropë, të shpenzonte milionat për zgjedhje që nuk ju dihet përfundimi”, shprehet Krasniqi gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.