Jakup Krasniqi ka shfaqur respekt për ata që po i frikësohen partisë së tij. Ai ka shkruar se ka respekt edhe për ata që po u frikësohen ndryshimeve. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi ka vendosur t’i falënderoj të gjithë ata që e kanë përkrahur për të themeluar Partinë e re ”Nisma për Kosovën”.
“Respekt për të gjithë ata që mendojnë ndryshe e që me kulturë dhe edukat i shfaqin mendimet e tyre! Respekt edhe për ata që u friksohen ndryshimeve!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Lexojeni të plotë tekstin e Jakup Krasniqit:
Falenderim:
Për të gjithë ata që ishin në Themelimin e NISMES për Kosovën;
Për të gjithë ata që e mirëpriten NISSMEN;
Për të gjithë ata që besojnë në NISMEN;
Për të gjithë ata që në forma të ndryshme na uruan për NISMEN!
Respekt për të gjithë ata që mendojnë ndryshe e që me kulturë dhe edukat i shfaqin mendimet e tyre!
Respekt edhe për ata që u friksohen ndryshimeve!
Të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve të Kosovës JU dëshiroj trashegimtarë të shëndetshëm!
Fati i priftë vendit tonë!