Ish-kryeparlamentar, tani deputet në Kuvendit e Kosovës, Jakup Krasniqi ka lavdëruar paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, përball kryeministrit serb Vuçiq.
“Vizita e Ramës në Beograd tregoj:
Se Rama është lideri më stabil në Evropën Juglindore,
Se fjalët i mendon dhe i thotë me mençuri të veçantë dhe
Politikës serbe i dha një leksion të rëndësishëm për politikat që duhet të udhëhiqen në rajonin tonë.
Politika evropiane, në Ballkanin e trazuar e ka gjetur përfaqësuesin e saj të denjë”, shkroi Krasniqi në Facebook.