Ashtu siç kam thënë në disa shkrime, në bazë të neneve të Kushtetutës, sepse në Kushtetutë precizohet qartë, Gjykata Kushtetuese i interpretojë dy mundësitë për krijimin e Qeverisë, thotë anëtari i Këshillit të ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi!
Presidentja së pari mandaton partinë ose koalicion parazgjedhor që ka marrë shumicë në zgjedhje, e në këtë rast i bie që do e mandaton PDK-në që bashkë me 5 partitë e tjera të koalicionit ka fituar 37 deputetë.
Në tentativën e parë PDK-ja nuk do të arrij ta formojë Qeverinë, pasi nuk i ka numrat e nevojshme! Herën e dytë Presidentja thërret dhe mandaton partinë e dytë ose koalicionin për të provuar në tentativën e dytë! Në tentativën e dytë i krijohet mundësia koalicionit LDK-AAK-VV-NISMA që kanë së bashku 63 deputetë ta krijojnë Qeverinë. Shumë e thjeshtë! Kështu që PDK-ja dhe Hashim Thaçi as mos ta marrin mundimin ta provojnë për ta krijuar Qeverinë, dhe mos t’i humbin kot ato 15 ditë që i kanë në dispozicion, por t’i hapin rrugë koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA që sa më shpejt ta krijojnë Qeverinë, sepse Kosova ka shumë punë për të bërë, thotë anëtari i Këshillit të ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi!