Ka qenë i menjëhershëm reagimi i degës së PDK-së në Kamenicë rreth mundësisë së largimit të Emin Krasniqit nga drejtimi i partisë. “Kam kërkuar që të jem i lirë deri në muajin mars, për shkak të doktoraturës, por kjo është keqkuptuar nga njerëz që merre me propaganda politike dhe nuk ia duan të mirën PDK-së”, ka deklaruar Emin Krasniqi, transmeton RadioPremiera.
Përmes një reagimi, ai ka theksuar se ka raporte të mira me të gjithë bashkëpunëtorët në PDK.
“Kemi pasur një Kuvend shumë të mirë dhe kemi kryesinë më kompakte me kuadrin më profesional në tërë Kosovën. Derisa të ekzistoj PDK-ja me kryetar Hashim Thaçin, unë nuk do të ndërroj parti”, ka thënë Krasniqi.
Por në komunikatën dërguar medieve, PDK nuk thotë asnjë fjalë për Fatmir Limajn dhe mundësinë që Krasniqi t’i bashkohet nismës së tij. “Qëndrimi i kryetarit degës dhe kryesisë është ne nuk kemi mospajtime dhe nuk kemi grupime, ne jemi Kryesi unike nga fillimi jemi angazhu për fitoren tonë dhe kemi mbështetet fuqishëm kandidatin për Kryetar z. Begzad Sinani dhe kemi arritur fitoren bindëse falë angazhimit të secilit anëtar dhe simpatizant të PDK-së”, përfundon komunikata e PDK-së.