Sot, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes, qytetarët e Kosovës do të hedhin votat e tyre për kandidatët e 103 subjekteve politike për kryetar të komunave dhe asamblistë komunalë.
Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë, deri në orën 11, ka arritur deri në 12 % në gjithë territorin e Kosovës, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa./rtklive.com/