Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë e ditur se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimeve në 21 komuna, ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Të drejtë vote kanë 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet. Numri i qendrave të votimit ku ka filluar procesi i votimit është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. /2LONLINE.com/