• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Zgjedhjet Lokale 2021
  3. DnV: Procesi i votimit fillon në kohë
Zgjedhjet Lokale 2021

DnV: Procesi i votimit fillon në kohë

Redaksia 2LONLINE 14 Nëntor, 2021 3 minuta lexim
 DnV: Procesi i votimit fillon në kohë

Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 90 vëzhgues nëpër qendra të votimit në 21 komuna ku po zhvillohet balotazhi. Vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit.

Në raudin e dytë, të drejtë vote kanë gjithsej 1,260,571 qytetarë, ose rreth 33% më pak se në raundin e parë. Gjatë ditës së sotme këta qytetarë do të mund të votojnë në 575 Qendra të Votimit, përkatësisht 1638 vendvotime në 21 komuna.

Pëkundër garës së fortë midis kandidatëve që janë në balotazh, të dhënat nga terreni, tregojnë që në afërsi të Qendrave të Votimit, në 98% të rasteve, nuk ka pasur vendosje të posterëve të subjekteve politike apo kandidatëve. Ashtu siç ishte raportuar edhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, rreth ¼-ta e Qendrave të Votimit vazhdojnë të jenë të paqasshme për persona me aftësi të kufizuar fizike.

Në rreth 90% të hyrjeve të qendrave të votimit, janë parë zyrtarë policorë për të garantuar sigurinë e procesit zgjedhor, ndërsa në raste të izoluara ata janë parë brenda hapësirave të qendrave të votimit, si rezultat i motit të ftohtë.

Sipas vëzhgueseve, 97% të Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes ndërsa udhëzimet si të votohet sigurt duke respektuar masat anti-COVID në fuqi janë vendosur në 93% të QV-ve ku po zhillohet balotazhi.

Në anën tjetër, në mëngjes është raportuar se komisionerët janë të pajisur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) në mbi 92% të vendvotimeve, ndërsa pajisja me dorëza është në nivelin afër 46%. Vetëm në 3% të Qendrave të Votimit është raportuar se pajisjet mbrojtëse kundër Covid kanë munguar në tërësi. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Demokracia në Veprim Zgjedhjet
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Sport

Boksierja Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Botëror që po

16 Maj, 2022
Sport

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022
Gjilan

Vlora Latifi-Sylejmani u zgjodh kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK)

16 Maj, 2022
Policia

Në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve

16 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje

16 Maj, 2022

Minutat shtesë ia sollën fitoren Dritës

15 Maj, 2022

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

15 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 449 gjoba trafiku, 50 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

15 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com