Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës, diskutoi lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme se duhet filluar me disa përgatitje për këto zgjedhje.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ u pajtua parimisht për të punuar në drejtim të hartimit të një strategjie për vitet e ardhshme, si dhe miratoi zëvendësimin e tetë (8) anëtarëve të Kuvendeve Komunale të cilët vijnë nga radhët e subjekteve të ndryshme politike.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013.
Po ashtu, KQZ miratoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike për shfuqizimin e pezullimit të një partie politike si dhe rekomandimin për gjobitjen e shtatë (7) subjekteve politike jo-parlamentare të cilat nuk kanë dorëzuar në afat ligjor raportin e shpnezimeve të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2013, thuhet në njoftimin e KQZ-së.