Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Kamenicës, sot ka mbajtur mbledhjen e IX-të të rregullt për vitin 2019.
Në mbledhje përveç delegatëve pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, disa nga Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyra Ligjore dhe Zyra e Informimit.
Në këtë mbledhje përpos pesë pikave të cilat ishin në rend të ditës u kërkuan të shtohen edhe dy pika të tjera të cilat u votuan nga delegatët pjesëmarrës.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Ri-shqyrtimi i draft-Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e rregullores Sh.01, Nr.39305/12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së Subvencioneve Sh.02, Nr.36253/19.11.2019
3. Informatë mbi raportin e panairit të produkteve lokale 2019 “E Dua Kamenicën “ Sh.02, Nr.30155/27.09.2019,
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Themelimin e Teatrit të Qytetit të Kamenicës,
5. Shqyrtimi i draft Rregullores për Tatimin në Pronën e Palujtshme për vitin tatimor 2020
6. Propozim vendim mbi caktimin e Lokacionit për deponimin e mbeturinave inerte
7. Rregullore për menaxhimin e mbeturinave
8. Të ndryshme
Gjatë kësaj mbledhje u hodhën në votim të gjitha këto pika të rendit të ditës të cilat u votuan nga të gjithë delegatët.
Seanca e Kuvendit Komunal u caktua të mbahet me datë:19.12.2019 nga ora 10:00.