Ndonëse në mbledhjen e kaluar nuk kishte marrë votat e mjaftueshme të anëtarëve të KPF-së, propozimi vendimi për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, është shtyrë për seancën e gjashtë e cila u mbajt sot.
Kjo ishte bërë për shkak të vërejtjeve në disa kode buxhetore, dhe si i tillë, gjeti përkrahjen njëzëri që me vërejtjet dhe propozimet e anëtarëve të KPF-së, të inkorporohen dhe të procedohen për seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet të mërkurën.