DYLON

75 % e nxënësve të komunës së Vitisë kanë kaluar testin e maturës

75 % e nxënësve të komunës së Vitisë kanë kaluar testin e maturës
Avatar photo Redaksia

Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku me theks të veçantë është folur mbi përfundimin e procesit mësimor në shkollat e komunës së Vitisë edhe mbi rezultatet e testit të maturës.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe Nijazi Lutfiu, Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “ Jonuz Zejnullahu”-Viti , Mujë Tafa, Drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”-Viti si dhe Fadil Ramiqi Drejtor nga shkolla e mesme “Kongresi i Manastirit-Pozheran.

Duke folur rreth testit të maturës, drejtoresha e Arsimit ka bërë të ditur se dje është publikuar rezultati i këtij testi, ku i janë nënshtruar rreth 700 nxënës, prej të cilëve 518 e kanë pasur rezultat pozitiv, kurse 117 nuk e kanë kaluar atë.

EkoHigjiena

Ajo e ka cilësuar mbarëvajtjen duke theksuar se gjithçka është kryer me sukses dhe pa ndonjë parregullsi, për çka ka falënderuar edhe komisionet, personelin, nxënësit dhe organizatorët e testit të sivjetmë. “Kalueshmëria e testit të maturës është e kënaqshme, çka do të thotë se shkalla e kalueshmërisë arrin në 75 %.

Mbarëvajtja e testit sivjet ka qenë më e mirë se çdo herë më parë dhe shumë më real, çka na gëzon kjo përqindje e arritur”, ka thënë drejtoresha Emini.

Drejtorët e shkollave të mesme, i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe ndërkohë kanë njoftuar rreth procesit të regjistrimit të nxënësve në profile të ndryshme, interesimin për regjistrim, sfidat etj.

Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit në Viti,Fatbardha Emini, bëri me dije se procesi mësimor do të përfundoj gjatë kësaj jave në të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë përfshirë këtu edhe zëvendësimet për orët e humbura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.