/2L ONLINE/ – Është mbajtur mbledhja e 12-të dhe e fundit për këtë vit e Komitetit për Politikë e Financa, ku është diskutuar për disa pika të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti për konfirmimin e ligjshmërisë së vendimeve të Kuvendit nga seanca e kaluar, nga ana e ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Gjithashtu ka bërë të ditur edhe për takimin që do të zhvillohet me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku me shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit, që do të mbahet të hënën e ku për temë do të jetë çështja e autostradës.
Në këtë mbledhje, u diskutua për Planin strategjik dhe planin vjetor të Njësisë së auditimit të brendshëm, të cilin e prezantoi zyrtari i kësaj njësie Elmaz Zeqiri. Gjithashtu u prezantua plani i prokurimit për vitin 2017, që kryesisht kishte të bënë me planifikimin paraprak, ndërsa u diskutua edhe për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit komunal për vitin e ardhshëm , si dhe për draft planin e punës për vitin 2017 të KKSB-së. /2L ONLINE/