Mbrojtësi kosovar Fidan Aliti u zgjodh në formacionin më të mirë në botë nga magazina e njohur “France Football”, pas ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020.
25 vjeçari në fundjavën që lëmë pas debutoi në Suedi me skuadrën Kalmar. Qendërmbrojtësi ishte startues në disfatën e papritshme ndaj Sirius 0-2.
Aliti deklaroi se futbolli suedez po i duket afërsisht në një nivel me futbollin zviceran.
“Në debutim kam prit shumë më tepër sepse ka qenë ndeshja e parë e edicionit në shtëpi, stadiumi ka qenë i mbushur, të gjitha biletat janë shitur. E filluam shumë mirë ndeshjen dhe patëm disa raste për shënim, por kundërshtarët realizuan nga rasti i parë. Sa i përket kushteve gjithçka është shumë mirë, gati si në Zvicër. Është vështirë të vlerësohet sepse kam luajtur vetëm 1 ndeshje por po më duket në një nivel me Zvicrën. Falënderoj bashkëlojtarët sepse më kanë pritur shumë mirë. Jam i kënaqur sepse menjëherë kam zënë vend në formacionin startues” deklaroi Aliti.
Në afatin kalimtar të janarit, Aliti u transferua nga Skënderbeu i Korçës në Suedi te Kalmari.