DYLON

Lista e Kombëtares U19 për ndeshjet kualifikuese në Suedi 

Lista e Kombëtares U19 për ndeshjet kualifikuese në Suedi 
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës U19 nga 15 nëntori deri më 23 nëntor do të qëndrojë në Suedi, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Main Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 3, ku janë edhe Ukraina, Qipro dhe Suedia, si nikoqire e turneut kualifikues.

EkoHigjiena

Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi janë grumbulluar të shtunën dhe janë duke u stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali, teksa më 15 nëntor do të marrin rrugë për në shtetin skandinav.

Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Ukrainës, më 17 nëntor, në orën 13:00 në “Nya Parken Stadium” në Norrkoping.

Më pas, më 20 nëntor, në të nëjtin stadium, Dardanët do të ballafaqohen me Suedinë, në orën 18:30, derisa ndeshjen e fundit e luajnë kundër Qipros, më 23 nëntor, në orën 18:00 në “Linkoping Arena Stadium” në Linkoping, njofotn faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.