Nga data 5-7 Tetor, 2023, në Glasgow të Skocisë u mbajt trajnimi Kursi për Menaxhimin e Evenimenteve-Niveli 1, organizuar nga Akademia Botërore për Sport, në bashkëpunim të Federatës Evropiane të Badmintonit.
Përveç Kosovës në këtë trajnim të njohur morën pjesë edhe përfaqësues nga: Azerbajxhani, Republika Çeke, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Uellsi.
Kosovën në këtë trajnim e përfaqësoi, Lulzim Haziri, Kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.
Në të njëjtën kohë u mbajt edhe Trajnimi për Administrator të Badmintonit, ku Kosovën në këtë trajnim e përfaqësuan: nënkryetarja, Nerxhivane Jusufi, Shpresa Berisha-Haxhiu dhe Agron Sheremeti. /2LONLINE/