Kosovare Asllani ka nënshkruar tashmë zyrtarisht me klubin CD Tacon, i cili nga sezoni e ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid.
Tacon ka bërë zyrtarisht nënshkrimin e reprezentueses së Suedisë, Kosovare Asllani, e cila ka qenë njëra nga yjet e Kupës së Botës në Francë, ku fitoi medaljen e bronztë me ekipin e saj kombëtar.
“Krenar për të njoftuar se do të jem nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid/ CD Tacon. Jam e emocionuar për të shkruar historinë, për të ndihmuar ndërtimin dhe të jem pjesë e këtij udhëtimi të ekipit nga fillimi”, ka thene Asllani.
Mesfushorja kreative nga Kosova është bërë futbollistja e parë e nënshkruar nga Real Madridi.