FIFA ka publikuar listën e shkurtë prej 55 futbollisteve më të mira të zgjedhura nga lojtarët, të cilët kishin të drejtë të zgjidhnin nga një lojtare për secilën pozitë.
Lista finale e 11-shes së botës, do të bëhet e ditur më 23 shtator, ku gjithashtu do të njoftohet 11-shja e meshkujve, lojtari më i mirë, goli më i mirë, trajneri më i mirë e çmime të tjera të rëndësishme
Aty bënë pjesë edhe futbollistja e Real Madridit dhe Kombëtares së Suedisë, Kosovare Asllani.
Asllani ishte protagonistja kryesore në fitoren e Suedisë ndaj Letonisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021, duke shënuar një gol dhe asistuar dy të tjerë.