Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancën e parë stërvitore në prag të sfidave të shtatorit. Shkaku i lëndimeve për ndeshjet ndaj Repulikës Çeke dhe Anglisë do të mungojnë Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu.
Në stërvitje ishin të pranishëm edhe ardhjet e reja Florent Muslija dhe Ibrahim Dreshevic, teksa pranishëm ishte edhe Valon Berisha pas një kohe të gjatë.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë të shtatorit me Republikën Çeke, të shtunën në ora 15:00, para se t’i shkojë Anglisë, më 10 shtator në Southampton.