Pas fitores me rezultat 4:0 kundër Andorrës, Kosova do të tentojë t’i vazhdojë me të njëjtin hap kualifikimin për në Kampionatin Evropian, me ndeshjen kundër Turqisë.
Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për “Dardanët”, pasi që me fitore ata do ta marrin pozitën e parë në këtë grup.
Aktualisht, Kosova është e dyta, me një pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Turqia.
Sonte në orën 20:00, Kosova do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” Turqinë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit 3 në kualifikimet për Kampionat Evropian U-21.
Në këtë grup garon edhe Shqipëria, e cila radhitet në pozitën e tretë, me një pikë më pak dhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara sesa Kosova. Sot, në orën 15:00, ajo do të ndeshet me Uellsin.