Kosova U19 ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Grupin 5, teksa pas disftatës nga Polonia, “Dardanët” e pësuan edhe nga Uellsi.
Djelmoshat e Ramiz Krasniqit nuk arritën ti bënin ballë uellsianëve, të cilët me rezultat 2-0 triumfuan ndeshjen dhe morën kryesimin e grupit.
Pinchard në minutën e parë shtesë në pjesën e parë dhe Williams në minutën e 76-të shënuan për uellsianët në përballjen që u zhvillua në Rodney Parade – Newpor.
Kujtojmë që paraprakisht në minutën e 75-të, ‘gardiani’ kosovar Petrit Terziu priti penaltinë e Williams, por në tentimin e dytë realizoi futbollisti uellsian.
Me një barazim dhe dy humbje Kosova humbet gjasat për të vazhduar ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “EURO 2020”, i cili do të zhvillohet në Irlandën e Veriut.