Kosova U18 ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë përballë Bjellorusisë, por në fund ka pësuar humbje 83:74 (16:11, 27:18, 24:24, 16:21), në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.
‘Dardanët luftuan deri në fund, edhe pse nuk ia arritën qëllimit. Në pjesën e dytë ishin më të mirë, ku çereku i tretë përfundoi 24:24, derisa të fundit e fitoi Kosova 21:16.
Erhan Sholla shënoi 21 pikë, derisa Donat Rexhepi shtoi 14 dhe Albin Berisha 12.
Ndeshjen e fundit në grupe, Kosova e zhvillon ndaj Portugalisë, sonte nga ora 19:45.