Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B.
Në Lignano Sabbiadoro të Italisë, kombëtarja jonë pësoi humbje nga Çekia me rezultat 39:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për çeket.
Është hera e parë që ky grup i vajzave luan së bashku dhe kjo është vërejtur në lojën e Kosoves.
Vajzat kosovare nuk do të kenë kohë për pushim. Menjëherë të dielen nga ora 14:00 takohen me Turqinë, që ka gjeneratë të suksesshme poashtu.