Kosova U17 ka marrë një pikë të madhe në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. Dardanët e rinj barazuan me rezultat 1-1 kundër Holandës U17, njërës nga Kombëtaret më të forta të kësaj gjenerate.
Holandezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 11-të me golin e Mylian Jimenez. Rezultatin e barazoi Granit Hana në minutën e 69-të të ndeshjes.
Në grupin 12-të, Wales është e para me 3 pikë, Holanda dhe Kosova kanë nga një pikë derisa Slovenia është e fundit me zero pikë.