Të shtunën do të bëhet grumbullimi i dytë radhazi i Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Fillimisht ishin mbi 50 lojtarë në grumbullimin e parë, listë që është reduktuar në 25. E, 25 basketbollistët e përzgjedhur do të grumbullohen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Për shkak të numrit të lartë, do të jenë dy stërvitje, ku lojtarët do të ndahen në dy grupe nga përzgjedhësi Dritëro Sefaja.
Kosova është organizatore e Kampionatit Evropian të Divizionit C për meshkuj U16, që do të mbahet gjatë kësaj vere në Prishtinë, pasi nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë me Covid-19.
Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Stërvitja 12:00-13:30
- Jon Ismajli
- Dion Krasniqi
- Dren Kastrati
- Orges Shatri
- Eris Zeneli
- Flon Kastrati
- Rron Dahsyla
- Ismajl Voca
- Norik Binqe
- Don Shehu
- Drinor Gërxhaliu
- Arion Berisha
- Arianit Sokoli
Stërvitja 13:30-15:00
- Edin Bacevac
- Lind Osmani
- Mal Syla
- Adis Gashi
- Andi Kocinaj
- Drin Ademaj
- Altin Morina
- Diar Canhasi
- Rrezon Elezaj
- Adis Dërguti
- Lum Zeqiri