Kombëtarja e Kosovës U15 ka triumfuar në turneun zhvillimor të UEFA-s që u mbajt në Shkup.
Pas fitoreve kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, djelmoshat e drejtuar nga Gazmend Haliti në ndeshjen e fundit dhe vendimtare për pozitën e parë barazuan me Malin e Zi, rezultat ky i cili ishte i mjaftueshëm për ta mbyllur këtë turne me triumf.
Kësisoj, Kosova e mbylli turneun me 7 pikë, derisa Mali i Zi, me 5 pikë.
Pas ndeshjes përzgjedhësi Haliti u shpreh i lumtur me atë çfarë tregoi ekipi i tij në këtë turne.