Në Kosovë aktualisht funksionojnë 28 kompani si qendra të thirrjes, ndërsa trendi i hapjes së këtyre bizneseve është në rritje. Në këto kompani janë mbi 600 të punësuar, mosha mesatare e të cilëve sillet 18-25 vjet.
Këto kompani ofrojnë shërbime për fushën e telemarketingut, shërbimin e klientëve, mbajtjen dhe faturimin e llogarisë dhe përkrahje teknike.
Vjollca Cavolli, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës tha se Kosova ka potencial dhe kapacitete për të ofruar shërbime të thirrjes për vendet e Evropës, në veçanti për vendet gjermanofolëse. /KohaDitore