Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke e mposhtur Malin e Zi me rezultat 2:0 për të mbajtur gjallë ëndrrën për një kualifikim në “Euro 2020”.
Kosova shënon golin e epërsisë (1:0) me kapitenin Amir Rrahmani, pas një harkimi të mirë nga këndi të Bersant Celinës.
Goli i Rrahmanit, zhbllokoi lojën e Kosovës, që arriti të marrë në tërësi dominimin, duke krijuar disa raste shënimi.
Në minutën e 34’, Kosova dyfishoi epërsinë në 2:0, kur Vedat Muriqi pranon një top nga Florent Hadërgjonaj, dhe pas dy tentimeve, mposht portierin Mijatovic të Malit të Zi.
Deri në fund të ndeshjes Kosova pati edhe disa mundësi të mira shënimi, por portat mbeten të paprekura, për rezultatin përfundimtar, 2:0 në të mirë të ‘Dardanëve’.
Me këtë fitore, Kosova numëron 11 pikë dhe renditet në vendin e tretë në grup, me vetëm një pikë më pak se Çekia.