Kosova U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi.
Basketbollistët e rinj të Kosovës përveç në çerekun e parë, kanë qenë më të mirë se norvegjezët, duke shënuar fitoren e parë në Evropian, pas tri humbjeve.
Eliot Peci shënoi 15 pikë, por lojtari i ndeshjes ishte Visar Ejupi me 12 pikë e plot 17 kërcime, kurse me nëntë pikë ndihmoi Enes Huduti.
Ndeshja e fundit në grupe për Kosovën do të jetë të martën ndaj Suedisë.