Kosova sonte zhvillon ndeshjen miqësore kundër Danimarkës me fillim nga ora 19:00.
Pas suksesit në Ligën e Kombeve tashmë është koha që futbollistët tanë të provohen kundër një skuadre të kalibrit të lartë. “Dardanët” do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” kundër skuadrës së 10-të në renditjen botërore.
Kosova ka një moshë mesatare prej 23.5 vitesh dhe vlera sillet rreth 44.5 milionë euro. Në anën tjetër, Danimarka është e vjetër 26.2 vjet dhe vlen 330.5 milionë euro.
Në vititn 2018, Kosova zhvilloi nëntë ndeshje, duke fituar shtatë dhe duke barazuar vetëm dy. Kurse, Danimarka në 14 ndeshje të zhvilluara ka fituar gjashtë, shtatë herë ka barazuar dhe një herë është mposhtur.
Ky do të jetë një test i rëndësishëm i Challandes para fillimit të kualifikimeve, ku Kosova pret Bullgarinë të hënën.