Republika e Kosovës ende nuk ka të ndërtuar një qëndrim zyrtar ndaj referendumit të 1 e 2 mars 1992,ende nuk ka formësuar një qëndrim për luftën e armatosur të UÇPMB-së,Marrëveshjes së Konçulit, heqjen e lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë më 20 janar 2013, pjesëmarrjes apo jo në Trupin Koordinues, për Këshillin Nacional, zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë, diskriminimin, etj.
Shkruan: Refik HASANI
Parlamenti i Kosovës asnjëherë deri më tani nuk ka parashtruar diskutimin për tu arritur se: A duhet pranuar apo jo rezultatet e Referendumit. Ishte shumë e pafalshme që në bisedimet Beograd-Prishtinë përmes misionarëve ndërkombëtarë për gjetjen statutit përfundimtar të Kosovës që u zhvilluan gjatë viteve 2005-2007 në Vjen nuk është mbajtur një qëndrimi ndaj referendumit, nuk është shtruar e as e përmendur fare Referendumi. Kosova asnjëherë në instanca e mekanizmave të BE-së, OKB-së dhe instanca tjera nuk është shtruar referendumi i kësaj Krahine.
Mbajtja e një qëndrimi ka munguar edhe në Rezolutën, sipas nr. 04-R-011, të viti 2013, artikullshkruesi publikisht është kërkuar miratimin i një rezolute, por jo edhe me këtë përmbajtje që ishte, ku mungon dhe nuk përmendët referendumi.
Nëse gjatë gjithë kësaj periudhe në mënyrë institucionale nuk është ndërtuar e as mbajtur një qëndrim, tani dilet me propozime të mëdha për finalen në bisedimet Kosovë-Serbi. Mbajtja e konferencave për shtyp dhe deklarimet e shpeshta të Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi, dhe Nënkryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarje territoriale, shkëmbim territorial, e deri të bashkimi të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën.
Kur kujtoj që nuk është respektuar, nuk është çmuar dhe nuk është pranuar referendumi,e tani bëhet një garë kush po afron më shumë sikur më bëjnë që nuk e kanë për ta ndihmuar, kështu çështja e kësaj krahine dhe do të mbetët ende e pazgjidhur. Nëse Kosova për më shumë se një çerek shekulli nuk ka arritur të ndërtojnë një qëndrim për Medvegjës, Bujanoc e Preshevë, nuk di si të marrim deklaratat serioze për korrigjim apo bashkim.
Prishtina dhe Tirana së pari do të duhej të njohin Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 të Krahinës së Preshevës e pastaj opinioni i gjerë ndoshta e merr për seriozisht, prononcimin dhe intervistat për ridefinim kufijsh apo bashkim.