DYLON

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Shkruan: Refik HASANI

EkoHigjiena

Më datën  1 e 2 Mars 2022, do të bëhen  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë,shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruarë-ngritur  për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është  edhe  kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli  tjetër  si që është  Marrëveshja e Konçulit.  

Referendumi,është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale,ishte  një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.  

Po kalojn tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të  kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.  

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës  që ka  dal nga  zgjedhjet e datës  14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realism e investim të projekteve  për Krahinën Shqiptare  dhe të presin përfqësues e veprimtar  që organizuan Referendumin.   

Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak  e kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare,

Në kët jubilar të Referendimit do të duhej  të shenohet  me  manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.

*Autori,  përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin  e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.